Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një reagim të fundit pretendon se Partia Socialiste i ka ofruar një pazar opozitës me qëllim zgjatjen e afatit të anëtarëve të Vettingut.
Ai thekson se Rama i ka propozuar PD që ti shtojë disa bashki në hartë, në këmbim të votimit të zgjatjes së afatit të organeve të Vettingut.
Por nga ana tjetër, Bylykbashi e cilëson këtë si tregti kuajsh që i ofrohet pakicës.
Ai thekson se Partia Demokratike duhet të kërkojë me çdo kush ndryshimin e Kushtetutës së vendit dhe vendosjen e një sistemi të ri zgjedhor, për të prishur ndryshimet që Qeveria Rama bëri në korrik të 2020 pa konsensusin e PD-së.
“’Më zgjat afatin e anëtarëve të vetingut, të të shtoj disa bashki ne hartë.’ Këtë pazar i ofron Rama PD-së. Si tregti kuajsh. Më jep një kalë, të të jap një mushkë. Anglezët e quajnë “horse trading” apo tregti kuajsh. Kjo është kundër interesave parësorë dhe themelore të opozitës.
Reforma më kryesore për opozitën duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës për të vendosur një sistem të ri zgjedhor, sepse ky sistem që miratoi Rama pa konsensusin e opozitës më 30 korrik 2020 është i padrejtë, shkel parimet kushtetuese dhe është toksik për demokracinë.
Bashkë me të, duhet rishikuar ndarja territoriale e bashkive. Demokracia lokale po asfiksohet nga reforma e dështuar e 2014, e bërë keq me qëllim për të fituar zgjedhjet ne tavolinë.
Pjesmarrja në zgjedhjet bashkiake të 2019 ku opozita mund të fitonte gjysmën e bashkive, do të rekuperonte mospjesmarjen e opozitës në reformën territoriale. Por ky shans u humb kur u vendos të mos hyej në zgjedhje”, thekson ai.