U tha se Vera Grabocka e ka hedhur në gjyq, Bruno reagon për herë të parë

Bruno Shemsho, konkurrenti i “Për’puthen” ka qenë së fundmi kryefjalë e mediave sociale pasi u raportua se para këtij programi, kishte rënë dakord të bëhej pjesë e “Love Story”, formatit të dashurisë në Tv Klan.

 

“Kryefjala.com” shkroi se konkurrenti madje kishte firmosur dhe një kontratë për t’u bërë pjesë e tij, por në momentin e fundit vendosi të bëhej pjesë e “Për’puthen”. Kështu ai ka prishur kontratën me Vera Grabockën dhe për këtë aryse u tha se ajo e ka hedhur në gjyq.

 

Pasi lajmi nisi të përhapej me shpejtësi ka ardhur edhe reagimi i Brunos, i cili i ka mohuar këto zëra. Ai i ka shkruar Olti Currit në Instagram duke u shprehur se këto informacione janë të pavërteta. Teksa ka shpërndarë me ndjekësit e tij bisedën me Brunon, Olti shprehet: “Këtu kemi reagimin e Brunos, i cili më shkroi menjëherë. Të shohim telenovela vazhdon”.

 

Ndërkohë, në mesazhet e tij Bruno shkruan: “Aaa shumë jashtë loje me këto. T’i paskan dhënë infot gabim!”. Gabim apo saktë, mbetet për tu parë në vijim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...