Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar.
Ndonëse prej vitesh bashkë, dyshja janë munduar ta mbajnë larg vëmendjes së publikut marrëdhënien e tyre.
Sidoqoftë, ata marrin vëmendjen e të gjithëve sa herë ndajnë postime së bashku në rrjete sociale.
Së fundmi, ka qenë Genci, i cili ka ndarë një foto ku shihet krah Enit. Krahas saj, ai ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla për këngëtaren.
“Me një njeri të mirë, që për fat e kam pranë vetes çdoherë”, shkruan Genc Prelvukaj.