Ka kopjuar Elvana Gjatën, Elhaida Dani flet për herë të parë

Na kishin munguar hite të reja muzikore nga këngëtarja e talentuar shkodrane, Elhaida Dani. Vitet e fundit Elhaida ka qënë e fokusuar me projekte jashtë kufijve shqiptarë por këtë herë është rikthyer fuqishëm.

 

Javën e kaluar ajo publikoi albumin e saj EP, me 5 projekte muzikore, e qujtuar ZanIn. Ky album u prit jashtë mase mirë nga fansat e saj por komentet negative të skeptikëve nuk kanë munguar.

 

Duke filluar nga Elton Deda e cili e akuzoi publikisht këngëtaren duke i thënë se të gjitha këngët e saj duken njësoj, tek ato që shkruanin se Elhaida ka kopjuar Elvana Gjatën.

 

Në një intervistë për T7, Elhaida i ka sqaruar të gjithë duke thënë:

 

“Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë, sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë çdo artisti tjetër për ta bërë”,- tha artistja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...