VIDEO: Shqiptari nga Kosova shkon për pushime në Durrës, pronari e nxjerr jashtë në mes të natës

Bregdeti shqiptar vazhdon të jetë zgjedhja e parë për shumë shqiptarë që vijnë nga trevat shqiptare të Kosovës apo Maqedonisë.

Por kur vijnë në Shqipëri, ka edhe pushues që zhgënjehen nga ajo që gjejnë.

Ata shpeshherë bëjnë denoncime të ndryshme se si pronarët e restoranteve dhe hoteleve abuzojnë.

Një qytetar për Joq ka treguar një ngjarje aspak normale që i ka ndodhur në Durrës, aty ku ishte duke kaluar pushimet me familjen e tij.

Qytetari ka treguar versionin e tij se sapo ka mbërritur në Durrës, ashtu siç ndodh gjithmonë pronarët e banesave që jepen me qira i kanë dalë në rrugë për t’i ofruar një banesë pushimi. Më tej ai ka treguar se pasi ka rënë dakord për të marrë me qira për 5 ditë një banesë, një incident i papritur i ka ndodhur.

Qytetari shprehet se në mes të natës dhe në natën e katërt të qëndrimit një person ka hyrë brenda dhomës së tyre dhe u ka kërkuar të dalin jashtë. Sipas tij ky person ishte pronari i banesës, ndërsa personi që u kishte dhënë me qira banesën ishte djali i burrit në fjalë dhe nuk ishin marrë vesh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...