Federata e Vrojtuesve të plazhit ka bërë me dije se kompozitori i njohur Shpërim Saraçi ka shpëtuar mrekullisht nga mbytja në plazhin e Hamallajt.
Saraçit iu rezikua seriozisht jeta nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në Plazhin e Hamallajt.
Ka qenë një nga vrojtuesit e plazhit, Ismet Keta, i cili ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës.
POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:
Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.