“Mos merr vendime në kokën tënde”, qytetari e kritikon për strehimin e afganëve, kryeministri Rama i jep përgjigjen që nuk e priste

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rrjetet sociale kritikës së një qytetari për pranimin e strehimit të afganëve në vendin tonë.

Qytetari nuk është kundër ardhjes së afganëve, por i shkruan Ramës se merr vendime në kokën e tij pa u diskutuar me asnjë.

”O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh cliruar ti ket vend ,dhe po e përdore sikur te jete pron e jotja ,nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes Tana ,te duket vetja se je baba i gjith kombit dhe i merr vendimet vete pa e diskutu me njeri ,

mos harro se nuk ashte pron e jotja Shqiperia ,kan luftu te tjere ,ti e gjete gati prandaj cdo vendim qe ka te beje me te ardhmen e shqipetareve mos e merr me koken tane”- shkruan qytetari.

Rama ndërkohë nuk ka nguruar t’i përgjigjet, duke e siguruar se nuk i merr vendimet vetë, por me autorizimin e popullit që i dha mandatin e tretë.

“Jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine!”- i kthehet Rama.

Shqipëria ka vendosur të strehojë refugjatë afganë me kërkesë të SHBA. Të njëjtën linjë kanë mbajtur edhe vende si Maqedonia e Veriut apo Kosova.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...