Pjerin Ndreu karshillëk Bashkisë së Korçës, fton në koncertin e Lezhës “legjendat e muzikës SHQIPE” dhe ironizon: Kënaqin zemrat e gjithë shqiptarëve

Ndonëse Festivali i Birrës së Korçës ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, nuk është i vetmi festival që po mbahet në vend.

Shumë Bashki, nga jugu në veri janë duke organizuar koncerte, panaire dhe evente të ndryshme ku në qendër është kultura, tradita, arti, muzika mbarëshqiptare.

Një prej tyre është edhe Lezha, qyteti që duket se ka patur një sezon të mirë turistik është duke zhvilluar një koncert me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare që prej ditësh tashmë mbahet në sheshin “Skënderbej”.

Gjatë pjesëmarrjes së Sabri Fejzullahut, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, teksa e ka vlerësuar këngëtarin, duket se ka thumbuar edhe për zhurmën që është krijuar në Korçë, raporton newsbomb.al.

“Legjenda e këngës shqipe Sabri Fejzullahu, në një koncert në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë! Është nder për ne që marrin pjese këngëtarë të këtij kalibri e që kënaqin zemrat e gjithë shqiptarëve”, shkruan Ndreu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...