Genc Prelvukaj zbulon gafën e rëndë që ka bërë Goran Bregovic. E dini si e ka quajtur Nënë Terezën?

Ftesa që Bashkia e Korçës i bëri këngëtarit Goran Bregovic për festivalin e famshëm të verës shkaktoi shumë pakënaqësi tek shqiptarët, sidomos tek ata të Kosovës.

Duke qenë se mendohet se Bregovic ka nxitur me këngët e tij masakrat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës, shumë qytetarë dhe artistë kanë kërkuar që të anulohet koncerti.

Nga ana tjetër ka nga ata që thonë se Bregovic nuk ka qenë kurrë kundër shqiptarëve dhe se muzika duhet të bashkojë e jo të krijojë përçarje. Madje disa të tjerë thonë se shqiptarët duhet t’i harrojnë vuajtjet e luftës dhe të jeojnë në paqe me serbët.

Mirëpo këngëtari Genc Prelvukaj ka sjellë me fakte një pjesë, ku Goran Bregovic e cilëson Nënë Terezën si “cigane”. Në një shkrim thuhet se në një nga albumet e tij, Bregovic bazohet në traditën e muzikantëve romë dhe se mban kujtime të disa figurave të njohura të romëve e mes tyre përmend Nënë Terezën.

“Për disa plehëra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesmarrjen e Goran Bregović-it, në ëmër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju kutërbon gjithandej :

Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin Rom, shqiptarën me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezë”, shkruan Genc Prelvukaj në reagimin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...