Gazetares shqiptare nuk po i pritet për ardhjen e Bregovic: Spektatore e radhës së parë

Në vazhdën e bujës për ftesën si mysafir special që iu bë frymëzuesit të çetnikëve serb, Goran Bregovic nga Bashkia e Korçës, një ‘perlë’ ka ardhur nga gazetarja Kozeta Kurti.

Dikur e njohur për programet e saj radiofonike, aktualisht, me një emision të sajin në një televizion krejtësisht periferik, Kozeta që edhe vetë angazhohet në organizim koncertesh, duket se mezi e pret mbrëmjen me Goranin që i ka të ndaluara koncertet në disa vende përfshirë Ukrainën dhe Poloninë.

Ajo në rrjete sociale ka ndarë një sekuencë nga performancat e Bregovic duke u shprehur:

“22 gusht 2021 në Shqipëri. Unë, spektaktore e radhës së parë”

Kozeta që shquhet për krijim polemikash, ka vazhduar diskutimet në rrjete sociale duke thënë se një artist nga Kosova do të performojë para Bregovic.

Në aludimin e ndjekësve se a e ka fjalën për Capital T, ajo është shprehur se reperi “kurrë nuk ka qenë i ftuar në festivalin e birrës”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...