SHKODËR, QENTË ENDACAKË, SHTATË RASTE NË DITË NË URGJENCËN E SPITALIT

Nga Nereida Vitoja

Në repartin e urgjencës pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës rrite çdo ditë numri i qytetarëve që paraqiten për të marrë shërbim mjekësor si shkak i kafshimeve nga qentë endacakë.

Mjeku Astrit Lahi bën të ditur se situata gjatë kësaj periudhe është problematike, pasi trajtohen të paktën 7 raste në ditë të qytetarëve të sulmuar gjatë ecjeve në rrugë.

Mjeku shton se këto kafshime nga qentë edhe të pavaksinuar mund të bëhen shkaktar edhe të sëmundjeve të tjera.

Ai i bën një thirrje institucioneve të ndërhyjnë në zgjidhjen e këtij problemi që rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Kafshimet nga qentë endacakë janë një problem serioz që haset shpesh në qytetin e Shkodrës. Pavarësisht përpjekjeve të shoqatave në mbrojtje të qenve endacakë dhe kujdesit të treguar nga qytetarët, institucionet si bashkia Shkodër apo Prefektura akoma nuk kanë marrë nisma konkrete për krijimin e një zgjidhje përfundimtare

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...