Rudina dhe Marku kanë nisur arratisjen e parë larg Shqipërisë. Dyshja ka udhëtuar drejt Caprit, në Itali, për të shijuar njëri- tjetrin larg impenjimeve dhe çdo gjëje tjetër.
Rudina ka publikuar disa momente, mbishkrimi i një prej të cilave ka qenë: “Nga Capri, me dashuri”.
Duke shkëmbyer puthje dhe përqafime, Rudina dhe Marku kanë treguar se po e shijojnë maksimalisht kohën në Capri mes vizitash nëpër dyqane e darkash romantike në qytetin e njohur ndryshe si zgjedhjen e parë të çifteve të dashuruar.