Horoskopi mujor, çfarë surprizash i presin shenjat në muajin Korrik 2021

Dashi
Muaji nis me kalimin e Marsit në shenjën tuaj, që përfaqëson rebelimin dhe luf timin. Nëse kalimit të Marsit i shtojmë edhe ndikimin e Mërkurit, mund të thuhet që korriku është muaji i diskutimeve dhe padurimit. Nëse jeni të rrethuar nga njerëz që nuk ju kuptojnë, ose që ju kanë lënë të pritni gjatë para se t’ju japin një përgjigje, mund të “shpërtheni”. Ditët më të ngarkuara me nervozizëm do të jenë datat 6, 13 dhe 20.

Ndryshimet dhe zgjedhjet e kësaj periudhe do të ndikohen nga një vrull i madh, që do të thotë se kur zemëroheni, nuk arsyetoni dhe rrezikoni të shkatërroni edhe ato që keni bërë mirë. Ndikimi i yjeve ju nxit të reflektoni, sepse mund të refuzoni ose pranoni një marrëveshje pa qenë fort të bindur për të. Duhet sërish pak vëmendje me paratë. Nëse punoni me ortakë apo bashkëpunëtorë, ose nëse jeni në pritje të rinovimit të një kontrate, do të përballeni me diskutime të ashpra. Mirëpritni këshilla nga njerëz që janë më të përgatitur se ju për çështje ligjore, ose nëse do të keni raste që do t’ju ngatërrojnë në situata të dyshimta.

 

 

Demi
Do të jeni duke udhëtuar gjatë korrikut, por me Mërkurin në prapavijë s’është se do të humbisni diçka të rëndësishme nga jeta e zyrës. Eklipset do t’ju frymëzojnë të bëni gati valixhet dhe të niseni. Është gjëja më e mirë që mund të bëni. Udhëtimi i parë mund të jetë i shkurtër, spontan dhe shumë i veçantë.Mund të jeni me familjarët tuaj diku pranë detit. Më pas, nga mesi i muajit ju pret një udhtim më i gjatë, diku mes malesh dhe ajri të pastër.

Keni qenë të shpërqëndruar nga puna, por është koha të kujdeseni për veten dhe nëse keni fëmijël, të kaloni më shumë kohë me to. I ke munguar atyre! Eklipsi Hënor i 16 korrikut në Bricjap lidhet sërish me udhtmet, por kësaj here mund të jetë për çështje pune. Çështjet ligjore apo një projekt i caktuar mund të jetë drejt finalizimit të tij. Gjatë këtij muaji mund të përballeni me një mosmarrveshje në familje për çështje pronash. Ose, nëse jeni duke i divorcuar, mund të mos bini dakord me ish-partneren përsa i përket çështjeve financiare.

Paratë dhe çështjet familjare janë në një moment kritik dhe po sjellin shumë ndryshmime të shpeshta emocionale. Mos merrni vendime të shpejta dhe mendohuni mirë para se të përgjigjeni. Merrni kohën që ju duhet që më tej,të vendosni me zgjuarësi. Karriera do të shkëlqejë sërish në gusht, kështu që mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë për mrekulli.

 

Binjaket
Ka ardhur momenti të përvishni mëngët dhe të nisni shumë gjëra nga e para. Nëse keni një kontratë punë që është drejt përfundimit, do ta rinovoni, madje me disa klauzola në favorin tuaj. Pas datës 20, Marsi do të hyjë në shenjën tuaj duke ju ofruar mundësi më të mira.

Ata që duan të shpërngulen në një qytet tjetër apo të ndërrojnë vendin e punës, do të marrin një lajm të mirë në datën 24. Të gjitha projektet që keni nisur në fund të vitit të kaluar tani do të japin frytet e tyre. Ka ardhur momenti të përqendroheni vetëm tek objektivat e rëndësishëm dhe pa harxhuar energjitë tuaja për projekte të pavlera.

Ndërsa ata që kanë aktivitete private dhe i kanë bërë ballë krizës financiare të vitit të kaluar, tanimë e kanë kaluar periudhën më të vështirë. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në datën 5 dhe do të largohet në datën 21. Mos bini në dashuri me njerëz që janë shumë larg jush jo vetëm për nga distanca, por edhe nga karakteri juaj. Shumë shpesh jeni ju vetë që kërkoni personat e gabuar dhe pas ndarjes fajësoni gjithmonë “fatin e keq”.

E diela e datës 23 do të jetë dita më e mirë e muajit, e cila do të karakterizohet edhe nga një pasion i madh. Keni nevojë për një person me karakter të fortë në krah. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për të folur me një specialist për të zgjidhur problemet e rëndësishme. Nuk duhen nënvlerësuar ankthi, nervozizmi dhe stresi. Një pushim i shkurtër do t’ju bënte mirë.

 

Gaforrja
Muaj i paqëndrueshëm ky për ata qe janë ne një lidhje. Ditët e para do nisin te vrullshme dhe plot debate, por me kalimin e kohës situata do rregullohet. Për beqaret ka ardhur momenti i duhur për te filluar një lidhje.

Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen për te njohur persona te rinj. Merrni sa te doni kohe për t’u njohur mire para se te hidhni hapa me tej. Shëndeti do jete i mire. Nuk do iu mungoje as dinamizmi dhe nuk do e ndieni shume lodhjen.

Edhe pse vape ju do jeni ne forme. Financat nuk do jene problematike, mjafton qe te tregoheni me te organizuar dhe mos shpenzoni pa reflektuar. Ne pune mos iu besoni te gjithë kolegeve. Beni gjithçka ashtu si e keni planifikuar sepse nuk do pendoheni ne asnjë moment.

 

Luani
Ka mundësi qe gjate këtij muaji te përballeni edhe me disa zhgënjime. Mos prisni shume nga te tjerët nëse nuk doni te vuani gjate. Te dashuruarit do kalojnë jave disi me te qeta fillimisht, por me pas situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit nëse nuk reflektojnë para se te hedhin hapa.

Ta qe janë me pushime mundet edhe te rikthehen pas problemeve qe do ju ndodhin. Beqaret do kenë shume dëshirë ta ndryshojnë statusin dhe kjo do i shtyje edhe te ndërmarrin rreziqe. Ne fakt yjet parashikojnë me shume aventura kalimtare. Shëndeti shpesh do jete delikat.

Stresi, lodhja, klima dhe problemet personale do ju bëjnë t’i humbni fuqitë e ta lëshoni veten plotësisht. Buxheti nuk ka për te qene shume i keq. Po ditët ta bëni si duhet menaxhimit do dilni te fituar. Ne pune do iu jepen detyra dhe përgjegjësi te reja qe do ju duken te papërballueshme fillimisht. Mundohuni te mos e jepni veten dhe te bëni njëherë përpjekje.

 

Virgjëresha
Do të ndiheni më të vlerësuar në ambientin tuaj profesional vetëm në gjysmën e dytë të vitit. Keni një ndjesi të çuditshme sikur keni qenë krejt të padobishëm gjatë këtyre muajve të parë, por nuk është kështu. Do t’ju jepet mundësia që këtë muaj të gjeni qetësinë tuaj shpirtërore. Mund të keni ndryshuar pozicion, kompani apo edhe qytet dhe më në fund po bëni gjërat që doni.

Ditët më të bukura do të jenë ato pas datës 25, kur Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj. Mundësi të reja, bashkëpunime më të mira me kolegët apo me eprorët. Gjithçka që nuk keni arritur të siguroni profesionalisht më parë mund të përpiqeni ta arrini tani. Për sa i përket fushës së ndjenjave , jo gjithçka do të shkojë vaj. Më të nervozuar janë ata që janë në krizë prej kohësh. Bëni mirë të reflektoni dhe të analizoni marrëdhënien, në të kundërt është më mirë t’i jepni fund.

Do të përballeni me njerëz që do t’ju zhgënjejnë, pasi nuk janë ashtu si i imagjinoni ju. Të lindurve në këtë shenjë u pëlqen të studiojnë sjelljet e të tjerëve, praktikisht jeni psikologë të lindur. Ditët më të tensionuara do të jenë dy javët e fundit të muajit. Data 26 do të jetë shumë vendimtare, pasi do të uleni ballë për ballë njëri-tjetrit dhe ose do t’i jepni fund, ose do të nisni gjithçka nga e para. Muaji gusht është më i favorshëm për ata që duan të martohen. Korriku do të sjellë shumë stres, sidomos në raportet brenda familjes. Tensione të mëdha me të afërmit në datën 13. Shmangini diskutimet, përndryshe do të keni probleme shëndetësore. Ne ju këshillojmë të pretendoni më shumë për punën që bëni!

 

Peshorja
Këtë muaj duhet te filloni te mendoni seriozisht për pushimet nëse ende nuk e keni vendosur ku do shkoni. Ata qe janë ne një lidhje nuk do kenë probleme te mëdha edhe pse debatet nuk do mungojnë. Beqaret do kenë takime pa fund dhe disa do mund te gjejnë personin e duhur.

Bëjini sytë katër gjate gjithë kohës! Me shëndetin nuk do shkojnë gjerat si duhet. Mund te keni probleme me gjumin dhe rezistenca fizike do jete e dobët. Merruni pak me aktivitet fizik dhe mos qëndroni shume kohe ne ambiente te izoluara.

Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme dhe aspak problematike. Ne pune ka shume mundësi te filloni projekte te rëndësishme me disa kolege te vjetër. Nëse përqendroheni fort tek pikësynimi qe keni do arrini me shpejt atje ku dëshironi.

 

Akrepi
Fillimi i muajit nuk do jete shume i mire dhe kjo do ndihet sidomos ne marrëdhënien me miqtë. Ndonjëherë do i kaloni gjerat shpejt e shpejt dhe nuk do mendoni për pasojat. Mundohuni ta kontrolloni me shume veten. Te dashuruarit do kalojnë një periudhe aspak problematike. Ata do jene me te logjikshëm, me te përkushtuar dhe me largpamës.

Beqaret ka gjase te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël qe te mos kalojnë dite rutine. Takimet nuk do mungojnë, por asnjë nga personat nuk do duket perfekt sa për te kaluar gjithë jetën. Gjendja shëndetësore do jete e mire.

Do ndiheni te qete dhe nuk do keni shqetësime serioze. Me financat duhet te bëni me shume kujdes 10 ditët e para sepse po i kaluat ato pa probleme situata nuk mund te ketë tronditje me pas. Ne pune përkushtohuni sa duhet, por mos e shkelni fort gazin sepse mund te përplaseni keq.

 

Shigjetari
Financat tuaja do të ndryshojnë ndjeshëm gjatë muajit korrik, duke reflektuar objektiva dhe prioritete të reja. Do ta gjeni veten teksa realizoni disa përllogaritje të shpejta matematikore përgjatë eklipsit diellor të hënës së re të 2 korrikut. Krejt papritur do të lindë nevoja për të shlyer një pagesë/detyrim të kushtueshëm.

Edhe pse në shumë momente do të ndjeni panik, mos e humbni shpresën; planetet do të vihen në lëvizje për t’ju ndihmuar! Ahtu si nga hiçi mund t’ju vijnë në duar disa para, qoftë dhuratë nga dikush ose trashëgimi. Eklipsi i dytë i datës 16 do të çojë në finalizimin e çështjeve monetare. Mos nënshkruani asnjë letër pa shkuar data 7, përndryshe diçka mund të shkojë keq. Bëni durim, jepini kohë vetes. Periudha më e favorshme për të firmosur një kontratë është data 8- 21 gusht.

Nëse gjendeni në një situatë divorci dhe ju duhet të ndani pasurinë, e mira është të merrni vendime fill pas ardhjes së gushtit. Këtë muaj vështirë të bini dakord! Një javë pas 16 korrikut do ndiheni vetvetja dhe shumë më mirë. Kushedi, ndoshta gjeni një paketë turistike të arsyeshme dhe arratiseni diku larg. Merrni në konsideratë një ndryshim të mundshëm. Një model i ri flokësh apo shndërrim total i stilit të të veshurit. Kurrë nuk i dihet ç’ju pret ndaj bëhuni gati për risi!

 

Bricjapi
Keni ende disa çështje profesionale për të zgjidhur. Dielli dhe Marsi janë kundër shenjës suaj këtë muaj. Është më se normale që pas gjithçkaje që keni kaluar të keni ende disa çështje ligjore të pazgjidhura apo kontrata biznesi që s’janë nënshkruar ende. Punët do të shkojnë më mirë në vjeshtë, ja pse gjatë verës duhet të bëni kujdes me financat. Dëshira juaj për të ndryshuar është e madhe, por sigurohuni mirë në hapat që do të hidhni.

Të gjitha fundjavat e këtij muaji do të karakterizohen nga debate të forta me familjarët apo me bashkëpunëtorët tuaj të ngushtë. Pas datës 24 do të merrni përgjigjet e para pozitive. Tanimë dihet se të lindurit në shenjën e Bricjapit kërkojnë gjithmonë ndershmërinë dhe sinqeritetin në një marrëdhënie sentimentale. Nëse jeni ndarë nga dikush për shkak të gënjeshtrave të shumta, tani duhet të reflektoni dhe të pyesni zemrën nëse ai/ajo është ende pjesë e saj. Madje edhe çiftet e konsoliduara nuk kanë arritur të gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Bëni çmos për të qëndruar sa më shumë bashkë dhe për të gjetur qetësinë e dikurshme. Edhe njohjet e reja nuk janë të favorizuara këtë muaj, aq më pak historitë paralele të pamenduara mirë. Java e parë e korrikut do të jetë më e vështira. Planifikojini pushimet pas datës 25 korrik, sepse atëherë do të jetë periudha më e përshtatshme. Marsi vazhdon të ndikojë për keq në shenjën tuaj, ja pse disa ditë do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Ndiheni shumë nervoz për shkak të punës, por edhe të debateve në familje.

 

Ujori
Do iu mungoje fantazia gjate këtij muaji dhe partneri do mërzitet paksa. Ne fakt pak nga pak rutina po e pushton lidhjen tuaj kështu qe duhet te bëni çmos qe ta ndryshoni situatën. Java e fundit duket se do jete me pozitive. Beqaret do takojnë persona me humor dhe qe ia vlen te krijosh një lidhje.

Mos e humbni mundësinë për t’i njohur me mire ata. Për një shëndet jo problematik kujdesuni pak me tepër për ushqimin qe do konsumoni. Nëse kohet e fundit e keni tepruar, mbani ndonjë diete, por jo shume strikte. fatkeqësisht financat nuk do jene shume te mira. Shmangni investimet e mëdha sepse nuk ka ardhur ende momenti i duhur. Ne pune duhet te peritoni nga klima e ngrohte qe do mbizotërojë për te përmbyllur disa projekte. Fati do jete ne anën tuaj.

 

Peshqit
Jeta juaj do jete shume harmonike gjate këtij muaj. Do jeni me te hapur ndaj risive dhe me te bindur për hapat qe duhet te hidhni. Do i shprehni si ndjenjat pozitive ashtu edhe brengat dhe do mundoheni te gjeni qetësinë. Ju te dashuruarit duhet thjesht te mos luani rolin e shefave ne lidhjen qe keni dhe keni për ta pare qe çdo gjë do ju ece për mrekulli. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ua plotësojë çdo dëshirë. Beqaret duhet te largojnë turpin dhe pse jo te hedhin edhe hapat e para.

Si do jete shëndeti? Ne fakt yjet parashikojnë një muaj jo shume problematik, por as plotësisht te qete. Mund t’i ndieni këmbët te renda prandaj duhet te bëni me shume ecje, not apo t’i jepni biçikletës, e nga ana tjetër te ekuilibroni ushqimin dhe te pini me shume ujë. Financat do dini t’i menaxhoni. Ne pune ndonjëherë duhet t’i besoni instinktit dhe te merrni kurajën te veproni. Do ketë edhe dite me vështirësi kur nuk do ndiheni te qete, por ne përgjithësi nuk do jeni probleme serioze.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...