“Unë jam Fatos Nano dhe mbrapa më vjen historia”, Bushati: Kjo ishte gara e vetme reale brenda PS

Partia Socialiste dhe Partia demokratike e kanë qeverisur vendin 30 vitet e fundit. Zhvillimet politike brenda këtyre partive kanë qenë përcaktuese të nivelit të demokracisë në Shqipëri. Në historinë e këtyre tri dekadave do të shohim trashëgiminë nga e shkuara komuniste dhe përpjekjet e dështuara për votën e lirë brenda dy partive. Se si ka avancuar demokracia e brendshme në këto dy parti do ta shohim përmes analizës së proceseve zgjedhore në kongreset e PS-së dhe kuvendet kombëtare të PD-së.

 

Të kompleksuar nga e shkuara e tyre e lidhur me partinë shtet, socialistët nisën një reformim të rëndësishëm në organizimin e brendshëm. Procesi shoqërohet me debate të forta ndërmjet drejtuesve. I tillë është edhe debate në vitin 1996, kur fatos Nano kishte dërguar një mocion nga burgu, ku po vuante dënimin i akuzuar nga Berisha për ndihmat humanitare në vitin 1991. Mocioni për debat i Nanos lidhej me reformimin e partisë.

Mocioni e ndau PS në dy pjesë, pro dhe kundër tij. Në atë kohë nisi të shfaqej dukshëm krijimi I grupeve në PS. Përballë Nanos ishte grupi i Ilir Metës.

 

Pas shumë debatesh, kongresi i dytë rikonfirmoi Fatos Nanon në krye të partisë dhe në forumet drejtuese u përfshinë edhe kundërshtarë të tij. Zhvillimet Brenda PS po perceptoheshin si demokraci e brendshme, ku pavarësisht mendimit ndryshe nuk përjashtohej askush.

 

Në qershor të vitit 1997, Partia socialiste fitoi zgjedhjet ndërsa Berisha kishte lënë presidencën dhe ishte kthyer në PD që ishte tashmë në opozitë. I duhej një garë formale për tu rikonfirmuar në krye të partisë. Më 20-21 tetor 1997 u mbajt Kuvendi i Katërt zgjedhor i Partisë Demokratike, Berisha u konfirmua kryetar I PD-së pas një gare formale me rivalin e tij Pjetër Arbnori.

Vetë Arbnori e pohoi disa ditë pas kuvendit se nuk kishte asnjë ambicie për kryetar të PD-së por shpalli kandidimin për ti dhënë vlerë garës.

 

Gjatë kësaj kohe Partia socialiste ishte përfshirë në debate të brendshme që për shumicën quhej demokraci e për të tjerë luftë për pushtet. Debati mes drejtuesve të saj në dhjetë vitet e para e dominoi ligjërimin politik.

 

Më 9 tetor 1999, do të zhvillohej kongresi I tretë zgjedhor i partisë Socialiste. Kur nisi fushata zgjedhore, Fatos Nano nuk ishte kryeministër.

Përballë tij shpalli kandidaturën për kryetar të PS-së, Pandeli Majko, i cili mbante edhe postin e kryeministrit të qeverisë socialiste. Në krah të Majkos ishte edhe Ilir Meta bashkë me mbështetësit e tij, një grup kundërshtar me Nanon.

 

Pavarësisht epërsisë që i jepte posti i kryeministrit, Pandeli Majko e humbi garën. Në seancën e zgjedhjeve të kongresit Fatos Nano u rizgjodh kryetar me 297 vota përkundrejt kandidaturës së Majkos me 261 vota. Diferenca e vogël e votave dëshmoi për një proces të vërtetë zgjedhor. Do të mbetej i vetmi moment i vërtetë zgjedhjesh në këtë parti. Ngjashëm me kongresin e demokratëve në vitin 1991.

 

“Kongresi që PS bëri në 1999 ka një specifikë të veçantë, pasi për herë të parë pamë në garë një kryetar partie historik që vinte nga një e shkuar shumë e lavdishme për socialistët me një kryeministër që ishte Pandeli Majko dhe kontrollonte ekzekutivin. Gara ishte reale dhe mbi të gjitha ishte gara e fundit kur një kryeministër një njeri në pushtet humbiste garën në parti.

 

Një njeri që kontrollon tenderat, punësimet, administratën publike të humbasë me garë brenda partisë vet, flet për një garë reale. Kjo është ngjarja e fundit kur një njeri i veshur me pushtet humbet në një garë demokratike në Shqipëri” u shpreh Andi Bushati.

 

Në krahun tjetër po zhvilloheshin zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Nënkryetari i kësaj partie Genc Pollo, deklaroi se do të ishte rival i Berishës. Beteja do ti dukej e vështirë qysh në fillim. Afër ditës së zgjedhjeve, Pollo u tërhoq me pretendimin “për mos përmbushje të kushteve të gares. Berisha mbeti kandidatura e vetme dhe për të legjitimuar garën, u fut në lojë Uran Butka.

 

Më 15-16 dhjetor 2001 u zhvillua Kuvendi i Shtatë zgjedhor i Partisë Demokratike. Sali Berisha u sfidua nga ish- kryeministri Aleksander Meksi. Por pas pak ditësh nga nisja e fushatës, kandidati Meksi deklaroi tërheqjen nga kandidimi me pretendimin se “nuk i kishin krijuar lehtësi procedurale për zhvillimin e fushatës.”

 

“Unë jam Fatos Nano dhe mbrapa më vjen historia”, është shprehja që ka mbetur në mendjen e socialistëve në fjalimin kongresit të katërt socialist. PS ishte drejt ndarjes përfundimtare pasi betejat mes grupit të Nanos dhe atij të Metës kishin avancuar. Në këtë klime aspak të qetë, po zhvillohej kongresi zgjedhor ku përballë Nanos në garën për kryetar u shpallën edhe ish-presidenti Rexhep Meidani dhe kryetari socialist i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Fatos Nano u rizgjodh kryetar i PS-së me 456 vota.

 

Sfidantët e rinj Rama e Meidani morën përkatësisht nga 41 dhe 61 vota. Humbësit shprehën në publik dyshimet e tyre për manipulim të procesit. Ky kongres shënon edhe fundin e lojës së socialistëve me demokracinë e brendshme. Fatos Nanos i kishte humbur mesa duket durimi për të vazhduar lojën e demokracisë brenda partisë.

 

“Ky model u prish atëherë kur vetë Nano, vendosi që modeli i tij nuk ishte më i miri dhe bëri atë kongresin e 2003 dhe iu imponua edhe partisë së vet dhe kjo mund të quhet pika që edhe PS e humbi atë demokracinë e brendshme të saj” tha Andi Bushati./VETING

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...