NGA ZEF ÇUNI – Kisha e Shënkollit në rrugën “Canej” dhe Kafja e Madhe që u prish “me u ba si ka kenë”…

478

Po i postoj këto foto pas një debati në FB ku disa janë entuziastë për ndertimin e kompanjelit ndërsa të tjerë kanë vërejtje. Për mua të dyja palët kanë të drejte.

Gati pas 55 vitesh nga rrënimi i saj nga regjimi komunist, rindërtimi i kësaj kishe dhe tashmë dhe i kompanjelit, me të drejtë i gëzon besimtarët dhe ne banorët që jemi rritur e luajtur në oborrin e kësaj kishe.

Foto Terenc Pepa

Nga ana tjetër profesionistët dhe njerëzit që njohin arkitekturën me të drejtë i shqëteson fakti se pse kisha dhe kompanjeli nuk janë bërë sipas dokumentacionit origjinal që në fakt nuk është i pakët… Po, ky është problemi që ne shkatërrojmë ato vlera që në fakt nuk ribëhen më kurrë si origjinali për arsye objektive e subjektive.

Këto ditë kam patur një debat të pakëndshëm me një ish- kryetar bashkie të Shkodrës i cili pas rrafshimit që ju bë me fadromë Kafes së Madhe, ishte shumë entaziast se do bëhej “si ka kenë”. Po si ka kenë Kafja ishte dhe pse duhej të prishej për ta ba “si ka kenë” që në fakt do bahet si nuk ka qenë për arsyen e thjeshtë se nuk do ketë as moshën e as materialet që kishte. Është njëlloj si të prishësh Kalanë e Shkodrës e ta bësh si ka qenë. U prish Bezisteni në Pazar dhe e bënë një tjetër “si ka kenë” dhe nuk hyn kush mbrendë.

Mua, si një person që kam restauruar monumente në të gjithë veriun e Shqipërisë, nga Kalaja, Kafja e Madhe, Shtëpia e Oso Kukes, Kullat në Theth, Mirditë, Mat e deri te Kulla e Mic Sokolit, më vjen keq që askush nuk më pyeti për Kishen e Shënkollit që edhe si banor që e kam vetëm 30 m larg shtepisë time e jo me si arkitekt do ju tregoja si bëhen këto punë.

Ata që kanë dhimbje të gjunjëve dhe kyçeve të legenit, lexoni këtë!
Ata që kanë dhimbje të gjunjëve dhe kyçeve të legenit, lexoni këtë!

Në Shkodër ka mjaft njerëz të tjerë si unë që dinë dhe duhen shfrytëzuar sa janë gjallë, prandaj bashkohem me shqetësimin dhe vërejtjet e z. Leonard Qyteza një nga inxhinieret më të talentuar të vendit tonë.

Shkodra është e të gjithëve dhe jo vetëm e atyre që kanë mundësi të marrin një tender përfitues. Po diletantët dhe delinkuentet i dijnë vetë të gjitha…/Nga Zef ÇUNI, publikuar në Facebook/

shkodraWeb