Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar.

Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2019 Zef Hila u shkarkua pas djegies së KZAZ-së në Bushat.

Asokohe, Hila u paraqit dhe në Polici duke shprehur se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës.

“Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, pati deklaruar Hila.

Ndërkaq ai që ka firmosur shkarkimin e tij ka qenë kryeministri Edi Rama , ndërsa paralajmëroi të njëjtin fat për këdo që sipas tij “do të përpiqej të pengonte zgjedhjet”./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...