HYRJELAJMEAKTUALITETVideo në TikTok me veshje të shtrenjta e makina luksoze, nis hetimi...

Video në TikTok me veshje të shtrenjta e makina luksoze, nis hetimi disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani do të përballet me një hetim disiplinor. Shkak u bënë disa video të shpërndara në rrjetet sociale, ku gjyqtarja shfaqet me veshje të shtrenjta dhe makina luksi, apo edhe duke sfiluar në ambientet e gjykatës.

 

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtesisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten Enkeleda Kapedani, kryetare e Gjykatës Elbasan.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në një njoftim nga zyra për shtyp e ILD.

 

 

 

 

 

 

 

TE TJERA

spot_img