SHKODËR, DITA E LULEVE ME KËNGË, PIKTURA E MESAZHE SHPRESE

Dita e luleve në Shkodër ka kulmuar me disa aktivitete si festivali i 29-të “Bilbilat e Vegjël Këndojnë” në të cilin garuan 29 interpretues të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Shkodrës shprehet drejtori i qendrës kulturore të fëmijëve Kujtim Alija.

Nxënës të shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova” ndezën pedonale me pikturat e tyre ku në focus ishin lulet por edhe imazhet e vajzave dhe kafshëve.

Ndërkohë nxënës të shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati” sollën punimet e tyre që përshtaten me ditën e luleve të cilat i kanë punuar gjatë kohës së karantinës.

Dita e luleve do vijojë edhe me aktivitete të tjera gjatë gjithë ditës duke i dhënë më shumë larmi dhe bukuri jo vetëm për rata që marrin pjesë por edhe për kalimtarët e shumtë duke e kthyer në një festë për qytetin.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...