Pas sherrit në Elbasan mes Luçiano Boçit dhe oligarkut Gjergj Luca, ka reaguar edhe ky i fundit. Sipas tij Boçi e ka rrahur dhe i ka marrë telefonin. Ai tregon se ishte duke pirë kafe kur ka nisur sherri. Ndër të tjera, Luca thekson se ka një shenjë të madhe që po ta tregojë do të tmerrohemi. Ndërkohë ish-deputeti Boçi u shpreh se është kërcënuar me jetë dhe Luca ka qenë me bodyguard.
Luca është shprehur:
Erdhi provokoi, shau. Unë isha duke pirë kafe. Më provokoi. Boci është rrugaç. Më e bukura është që më ka grabit dhe telefonin. Më ka rënë telefoni në tokë. Ishalla policia i ka morë kamerat dhe ta zbardhë. Më ka morë dhe telefonin. Edhe kamarieri që ka qenë aty e ka parë që ma ka marrë telefonin. Për zotin, unë kam një shenjë që me ta kallxu ty do iu binte telefoni në shesh.