Aktori i njohur Gaz Paja ishte një ndër të ftuarit special mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Moderatorja Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të.
Ajo lexoi një letër në emër të djalit të tij Dardit.
“I dashur babi, jam Dardi. Jam 15 muajsh falë teje dhe po rritem përditë duke ndjekur hapat e tu. Babi ty të njohin të gjithë, por jo siç të njoh unë. Sot do t’iu tregoj të gjithëve si është babi Gazi parë nga sytë e mi dhe ti je një hero. Të tjerët nuk e dinë por unë erdha në jetë duke luftuar babi dhe ti u bërë shpëtimtari im që në ditët e para. Falemindrrit që ke qenë gjithmonë pranë meje, je babai më i mirë. Për këto që të thashë sonte më ndihmoi mami. Mos yu vonu shumë në emision se po të pres të luajmë. Fundjavat i ke për mua. Të dua babi!”, shkruhej mes të tjerash në letër.
Këto fjalë e prekën shumë aktorin e njohur.
Mes lotësh ai tha se ardhja në jetë e djalit e ka ndryshuar plotësisht.
“Dardi është pika ime e dobët. Kam një lidhje të tmerrshme me të, është shumë i qeshur, shumë pozitiv. E dua shumë. Na ka mbushur jetën”, tha ai.