Nuk e shmang dot/ Moderatorja e njohur shqiptare infektohet për herë të dytë me virusin

Një e papritur i ka ndodhur së fundmi moderatores së njohur shqiptare Fjoralba Ponari. Mësohet se ajo është infektuar për herë të dytë me COVID19.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ponari në rrjetet sociale, duke ndarë me të gjithë ndjekësit rezultatin e testit që ka dalë pozitiv. “Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19?”- shkruan ajo. Fjoralba nuk e ka treguar gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa ne shpresojmë ta kalojë sa më lehtë.

 

Gjithashtu, s’dihet ç’do të ndodhë me emisisonin e saj “Më thuaj një dëshirë”.
Fjoralba ka treguar më herët se e ka kaluar virusin që në fillimet e tij, kur ende askush nuk ishte në dijeni për çfarë na priste.

 

Një ndjekës i merakosur e ka pyetur më herët Fjoralbën lidhur me këtë temë, pasi është çuditur nga fakti që ajo ka vazhduar të punojë kur e ka ditur që mund të ishte e infektuar.

 

“Si ka mundësi që vazhdove të punoje? Apo tani të gjithë dilni me Covid-19.”- shkruan ndjekësi.

 

“Ç’e do që e kam të faktuar që mund të kem pasur të paktën “grip stinor”. Nuk jam testuar atëhere jo për arsye neglizhence, të jesh i bindur, por sepse periudha që unë kam pasur shqetësime rezulton të ketë qenë fund janari/fillim shkurti, ku shumë pak info kishte mbi atë që do të na priste më vonë.”- i është përgjigjur Fjoralba, e cila më tej i ka kërkuar edhe ndjesë grupit të punës, pasi i ka vënë të gjithë në rrezik pa vetëdije.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...