Ish-Kryeministri Sali Berisha zgjodhi që deklaratave të bëra mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” nga Fatos Nano, t’i përgjigjej me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale.
Teksa e shoqëroi me dixhiturën “Miq, fajin e ka Saliu”, Berisha përcolli disa deklarata të vjetra të Nanos për Edi Ramën.
“Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonj të paprerë refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese”.
Unë mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në
Ministër dhe kryetar të Bashkisë më të madhe të Shqipërisë”.