Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e vitit të ri 2021.
“Pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë. 2020 u thye sa pa nisur mirë, për shkak të pandemisë që pushtoi globin.
Pas dy muajve normal, dhjetë të tjerët ishin një sfi dë e vështirë që ndodh njëherë në shekull. Por shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen.
Ekonomia mbijetoi në saj të sakrificave të fermerëve, ndërtuesve dhe turizmit. Sistemi shkollor mbijetoi në saj të përkushtimit të mësuesve, nxënësve, studentëve e prindërve.
Sistemi shëndetësor u bë avangarda e shërbimeve publike dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzore, në saj të titanizmit të mjekëve e infermierëve, këtyre prometenjve të shëndetit.
Për të gjithë shpreh sot mirënjohjen dhe urimet e mia më të përzemërta. Dashuria njerëzore, solidariteti dhe humanizmi u shfaqën si rrallë ndonjëherë në historinë tonë dhe të njerëzimit”, shkruan Ruçi.