Edi Rama: Për të lypur për shqiptarët jam njësh, në Janar fillojmë …

Kryeministri Rama lajmëron se në mes të muajit Janar 2021, në Shqipëri do të nisë vaksinimi për Covid-19. Të parët që do e marrin vaksinën, sipas shefit të Qeverisë, do të jenë mjekët dhe infermierët.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama ka lajmëruar se Shqipëria është në bisedime me tre kompanitë më të mëdha të vaksinës, Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna. “Kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë dhe shqiptarët, jam njish”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Ne do fillojmë vaksinimin brenda janarit dhe në mes të janarit do jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin.

Në radhë të parë me mjekët dhe infermierët, pastaj me grupet e tjera vunerabël. Mësuesit, policët dhe më të moshuarit më pas.

Jemi në diskutime dhe me AstraZenecan dhe me Modernën. Dhe shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer.

Kjo është arsyerja pse iu mbetet në këtë fazë një punë intensive komunikimi nga të katërta anët (iu drejtohet gazetarëve).

Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar që ditën e parë asnjë mundësi për të bërë kontrata direkte të palidhura me strategjinë e përgjithshme. Te gjithë ata që kanë aksese kanë hyrë në kornizën e strategjisë së përgjithshme.

Kjo situatë do lehtësohet në shkurt dhe pastaj do të jetë me lehtë në tremujor. Këtu do jemi dhe kështu do ndodhi. Kur vjen puna për të lypur për Shqipërinë dhe shqiptarët, më falni për modestinë, jam njish.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...