Për t’u duartrokitur! Shteti i madh i BE jep nënshtetësinë të gjithë emigrantëve me një kusht

Një formë e paçmuar shpërblimi eshte aplikuar nga Franca për të gjithë emigrantët që kanë punuar në vijën e parë të rrezikut gjatë pandemisë Covid, duke u falur atyre nënshtetësinë franceze.

74 emigrantë e kanë fituar, teksa 693 prej tyre janë në fazat e finalizimit të procesit. Ky shpërblim është i vlefshëm për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, pastruesit e deri tek punonjësit e supermarketeve.

Kjo iniciativë u njoftua fillimisht ën shtator, dhe deri më tani kanë aplikuar në total 2890 persona.

“Profesionistët e fushës së shëndetësisë, pastrueset, punonjëset e mirëqenies së fëmijëve, kanë provuar përkushtimin e tyre ndaj kombit dhe tanimë është radha e Republikës të ndërmarrë një hap ndaj tyre”-u shpreh Marlene Sciappa, zv/ministrja e Nënshtetësisë.

Aplikantët duhet të kenë 5 vite banim në Francë, një rrogë të qëndrueshme dhe të kenë treguar se janë integruar në shoqërinë franceze.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...