“I gjithë vendi duhet të futet në izolim”, paralajmërimi që vjen nga shkencëtarët për variantin e ri të Covidit

278

Shkencëtarët kanë paralajmëruar që e gjithë Anglia duhet të bëhet zonë e kuqe, thënë ndryshe të jetë ‘Tier 4’ në mënyrë urgjente për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit. Ky paralajmërim vjen pasi rasti i parë u zbuluar në Kent, shkruan Mail Online.

- PUBLICITET -

Thuhet se qindra njerëz mund të infektohen në Vitin e Ri dhe një prej eskpertëve, Zubaida Haque ngriti pyetjen përse qeveria nuk e ka futur vendin nën masa të rrepta për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Në një shkrim në Twitter, ajo shkroi: “Duke qenë se kemi tejkaluar 70,000 vde kje nga COVID19 në Mbretërinë e Bashkuar në Ditën e Krishtlindjes dhe tani ka më shumë pacientë me koronavirus në spital sesa në çdo pikë të pandemisë, pse nuk ka zbatuar qeveria kufizime #tier4 kudo në Mbretërinë e Bashkuar? IndependentSage janë shumë të shqetësuar.

Duke pasur parasysh situatën e krizës, ne jemi me numrin më të lartë të vd ekjeve ditore me COVID19 në valën e 2-të, me 1000 më shumë të infektohen për shkak të lehtësimit të kufizimeve në nivelin 1-3 në Ditën e Krishtlindjes dhe dështoi prova e qeverisë. Na duhet Tier 4 për të shpëtuar jetë.”

- PUBLICITET -