Baba Mondi: Koronavirusi sprovë nga Zoti…

Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, thotë se pandemia e Covid-19 ishte një sprovë nga Zoti që tundi njerëzimin.

Në një intervistë për “Pa Protokoll”, Baba Mondi tha se gjatë kësaj kohe, Teqet baktashiane kanë qenë të hapura dhe kanë ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Ne duhet të mendojmë për të gjithë njerëzimin,kur ke tepër ndaje me atë që është në nevojë”, u shpreh ndër të tjera Baba Mondi.

“Të gjithë besimtarët bektashinj janë porositur të respektojnë masat për të ruajtur njeriun. E gjithë kjo periudhë ka qenë e vështirë për të gjithë. Sprova e pandemisë tundi njerëzit.

Zoti tha ndal se keni shkelur disa ligje të miat dhe për këtë jep sprova që njerëzit të kujtohen dhe të mos gabojnë. Ne duhet të mendojmë për të gjithë njerëzimin,kur ke tepër ndaje me atë që është në nevojë.

Teqet tona në këtë periudhë kanë qenë në shërbim personave në nevojë. Kush ka ardhur ka kërkuar ndihmë i jemi gjendur si jetimeve, njerëzve në nevojë, të varfëve në Fier, Tiranë, Korçë, Maliq me aq sa kemi pasur mundësi.

U janë blerë ilaçe, u është dhënë për të ngrënë, veshje, u janë paguar shpenzimet mjekësore, jemi munduar të jemi afër tyre”, tha Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...