Të tjerë përfitues/ Miratohet vendimi, ja kush merr shpërblim në fund të vitit

Pas pensionistëve, bonus shpërblimi në fund të vitit do të marrin edhe efektivët e policisë me bluzat e bardha.

Në vitin e shkuar qeveria nxori një vendim, i cili përcaktonte se punonjësit e administratës nuk do të merrnin shpërblim me rastin e festave të fundvitit, por për këtë vit janë bërë disa përjashtime.

Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare bëhet e ditur se përjashtohen nga ky vendim institucionet shëndetësore dhe ato policore, pra mjekët dhe policët do të marrin bonus. Ky ndryshim është bërë për shkak se mjekët dhe policët kanë qenë në vijën e parë të fronit të luftës ndaj koronavirusit dhe kanë punuar me orare të zgjatura dhe të rrezikuar.

Referuar këtyre kushteve pas shpërblimit të pensionistëve do të shpërblehen edhe këto dy kategori, për të cilët pritet një tjetër vendim në ditët e ardhshëm që do të përcaktojë edhe shumën që do të marrë çdo përfitues. Ndërsa vendimi për shpërblim ka hyrë menjëherë në fuqi. “U miratua vendimi për një shtesë në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010,

të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar në mbështetje të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”,

dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit””, thuhet në dokument.

Pritet që në ditët në vijim të dalë një vendim me vlerat e shpërblimit, ndërsa sipas burimeve pritet që për policët të jetë rreth 25 mijë lekë të reja, por gjithçka do të varet në varësi të pozicionit.

Ja çfarë përcaktonte vendimi i vjetër

Ashtu sikur u cek pak më lart, qeveria ka bërë një ndryshim në vendimin e viti të shkuar ku thuhej se të gjithë punonjësit e administratës nuk do të marrin asnjë shpërblim të veçantë për festat e fundvitit. Edhe për këtë vit ky vendim vazhdon të jetë në fuqi, por me një ndryshim,

që do përjashtohen mjekët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, ndërsa kategoritë e tjera vazhdojnë të kufizohen nga vendimi i 2019. “Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë,

Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Pika 9, e vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet, si më poshtë vijon: 9. Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike,

të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”, përcaktohej në vendimin fillestar.

Bonuse të tjera

Dhënia e bonusit të fundvitit nuk është i vetmi bonus i dhënë për punonjësit e policisë gjatë 2020. Me 18 dhjetor qeveria vendosi që të japë dietat për të gjithë policët në vend. Që prej muajit janar të këtij viti, asnjë efektiv policie nuk kishte marrë dietat që u takojnë sipas ligjit, për orët shtesë,

shërbimet jashtë qytetit ku banojnë dhe për operacione të ndryshme. Por ditën e djeshme, për pjesën dërrmuese të tyre kanë kaluar në bankë të gjitha paratë e dietave duke ndihmuar sadopak policët me rastin e festave të fundvitit.

Vlera e këtyre detyrimeve arrin deri në 300 mijë lekë të reja për çdo efektiv. Tashmë që dietat janë shpërndarë dhe ky ishte një nga vendimet më pozitive për punonjësit e policisë, duke qenë se kohët e fundit nuk ka pasur bonuse për të gjithë policët, por vetëm për një kategori të caktuar, sidomos FNSH apo RENEA. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në ditët në vijim sa i përket vlerës së shpërblimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...