Festë me 200 persona, policia mbyll lokalin e Ben Blushit

Mbrëmjen e djeshme, pas orën 8:30 gjithë Shqipëria ishte futur në karantinë për shkak të masave kufizuese të marra nga Komitetit Teknik i Ekspertëve.

Mirëpo, në “ Pub Republika” të Ben Blushit në Korçë, janë injoruar komplet masat anti Covid pasi mbi 200 veta festonin pa problem duke thyer çdo rregull të mundshëm.

Ishte një denoncim i ish kryeministrit Sali Berisha që “çoi policinë në këmbë” për të ndërhyrë. Pas publikimit të kësaj videoje, burime i thanë CNA.al se forca të shumta policie kanë shkuar në ambjentet e lokalit Pub Republika në Korçë, ku kanë konstatuar prezencën e qindra personave, kanë kërkuar mbylljen e menjëhershme të muzikës dhe ambjenteve.

Gjithashtu policia po shqyrton të gjitha masat administrative dhe procedurat ligjore për këtë skandal, të denoncuar nga Berisha.

Ben Blushi organizoi një festë në lokalin e tij në Korçë Pub Republika, ku janë grumbulluar rreth 200-250 persona për të festuar Krishtlindjet, duke shkaktuar një “bom bë shëndetësore”.

Kujtojmë se ky lokal është në pronësi të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi, një pasuri prej gati 500 milionësh, e blerë për një vlerë vetëm 30 mijë euro nga babai i saj duke i falsifikuar firmën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...