Djemtë nga Veriu për motrën: Nuk bëjmë gjëra të tilla ne, s’dimë ku e gjetëm forcën të vijmë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare kanë marrë pjesë dy vëllezër, Besmiri dhe Andueli të cilët janë nga Fushë-Arrëzi, por punojnë e jetojnë në Tiranë.

Ata kanë ardhur t’i bëjnë një surprizë motrës së tyre e cila po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj.

Ajo është në proces divorci dhe të dy djemtë edhe pse e kanë pasur të vështirë daljen e tyre publikisht, për shkak të dashurisë së madhe që kanë për motrën, dolën para kamerave dhe i ofruan mbështetjen e plotë.

Besmiri: Ne jemi tre fëmijë, kemi dhe një motër që e kemi pikë të dobët dhe sot mendoj që ka nevojë më shumë se sa herë për të dëgjuar diçka prej nesh, një mbështetje publike që ajo e meriton ta ketë sepse gjendet në një situatë jo të mirë. Është në proces divorci dhe kjo është arsyeja për të cilën ne jemi këtu.

Ardit Gjebrea: Zakonisht vihet në këto programe për të thënë që të mos divorcohen.

Besmiri: Jo ne do bëjmë të kundërtën, neve na intereson që ajo të jetë e lumtur dhe nëse ajo pranon të divorcohet, do të thotë se po bën gjënë e duhur sepse ka dhe fëmijët në mes dhe janë fëmijët ata që e bëjnë të fluturojë dhe të bëjë atë që është më e mira.

Ardit Gjebrea: Ju keni ndërhyrë ndonjëherë në këtë histori?

Besmiri: Ne në fakt sinqerisht, nga ana shpirtërore që të ndodhë një gjë e tillë. E kam parë divorcin si një gjë të lehtë kur e dëgjoja tek rastet e të tjerëve, tani që e kemi provuar vetë mendoj që është diçka shumë e vështirë.

Ardit Gjebrea: E kujt ishte vendimi për divorc?

Besmiri: Vendimi është i motrës. Nuk dua të hy më thellë sepse pala tjetër nuk është prezent këtu. Unë mendoj që nuk ka munguar dashuria mes tyre, por ka munguar gjëja më e rëndësishme, kompromisi. Gjithmonë motra ime ka luftuar që të ketë kompromis ose ka qenë luftë e njëanshme për kompromis, për mbajtjen e familjes, se si gjërat funksionuan në familje. Janë të martuar, janë dy por pala tjetër nuk ka këmbëngulur asnjëherë për një kompromis, nuk ka këmbëngulur për të investuar, pra ka përtuar.

Ardit Gjebrea: Keni një raport special me motrën përderisa keni ardhur këtu?

Besmiri: Është e habitshme që ne ndodhemi këtu sepse ne nuk jemi nga ata që bëjnë gjëra të tilla, jo se është një gjë kushedi se çfarë, por në kuptimin e emocionit, jemi shumë emocionalë, sidomos kur flitet për motrën tonë dhe se di ku e kemi gjetur atë forcë për të ardhur këtu.

Ardit Gjebrea: Sa diferencë keni ju me motrën?

Besmiri: Unë me motrën një vit kam diferencë me të. /tvklan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...