Alpet Shqiptare dhe Ujëvara e Grunasit

Ujvara e Grunasit është një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në brendesi te Parkut Kombetar te Thethit e ne krejt alpet Shqiptare, e shpallur monument natyre qe ne vitin 2002.

Ujëvara e Grunasit ndodhet në shpatin perëndimor të luginës së Thethit në Alpet Shqiptare. Nis në rrëzën perëndimore të majës së Boshit, ku formon një lug të ngushtë shkembore nëpër një shpat gëlqeror, pastaj uji bie menjëherë nga një lartësi prej 25 m. Në fundin e ujëvarës është formuar një pellg, prej të cilit uji derdhet në luginën e Thethit, tek fillimi i kanionit të Grunasit.

Gjithë shpati ku thyhen ujërat e kësaj ujëvare është i mbuluar nga një pyll i dendur. Për shkak të pikave të ujit që bien rreth unëvarës, në ditët me diell ajo shoqërohet thuajse gjithnjë nga ylbere në pjesën e poshtme të sajë.

Ujëvara e Grunasit me mjedisin e saj, përbën një nga dukuritë e rralla të Alpeve Shqiptare dhe prandaj është një pikë e rëndësishme turistike.

Në pjesën fundore krijohet një vaskë natyrale me ujë të smeraldtë që plotëson krej dekorin e rrallë prej se ciles ka fituar statusin e nje monumenti natyre.

Faqet shkembore te rrjedhës janë një mundësi e mirë për alpinistët e sprovuar të cilët kanë shansin të ngjiten deri në fillesat e burimeve të Ujëvarës së Grunasit.

Ujëvara e Grunasit është një atraksion natyror që e shpërblen me shlodhje dhe kënaqësi të jashtëzakonshme udhëtimin e një turisti drejt alpeve të Shqipërisë.

Si te arrish kete atraksion

Ujevara e GrunasitUjëvara ndodhet në rrethinat e fshatit Theth, në shpatin perëndimor të luginës së Thethit, vetem rreth 50 min për ta arritur duke u nisur nga qendra e fshatit Theth.

Itinerary konsiston ne 20 min ecje fushore te lehte qe kalon buzi lumit qe pershkon fshatin mes per mes, dhe rreth 30 min ngjitje është e një vështirësie mesatare. Ecesit me te mire mund ta arrijne kete destinacion per 1.5 ore vajtje-ardhje.

Ecja është spektakolare, duke ju dhënë mundësinë të vizitoni një natyrë plot me peizazhe të pasura në bimësi, maja të larta malesh në sfond, apo burime ujore. Panorama qe ju shfaqet me te mberritur ne destinacion eshte jashte aspektativave qe mund te kishit krijuar deri ne ate moment per kete atraksion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...