Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Sandër Prosi”, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një i mitur 14 vjeçar me iniciale G. Z. Mësohet se shoferja me iniciale M. D., 53 vjeçe, ka përplasur të miturin dhe 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar përgjegjësin e ngjarjes, ndërsa po vijon në zbardhjen e plotë rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet shoferja me iniciale M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.