Lumi i Shalës, ‘parajsa e vogël’ mes Alpeve Shqiptare

I cilësuar si një “parajsë e vogël”, lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare për turistët vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, thekson se fotot e këtij lumi nuk arrijnë në asnjë moment të tregojnë realisht bukuritë mes Alpeve Shqiptare.

“Mund t’ju kenë folur me shumë entuziazëm për Lumin e Shalës dhe t’ju kenë treguar mjaft foto panoramike . Asgjë nuk është e mbivlerësuar dhe fotot nuk arrijnë ta mbërthejnë realisht të gjithë bukurinë që ka për t’ju ofruar.

Nëse ende nuk e keni vizituar, çfarë prisni?“,- shprehet Klosi duke bërë kështu dhe një ftesë për vizitorët që lumin e Shalës ta shtojnë në axhendën e tyre turistike të këtij sezoni veror. Lumi i Shalë buron rrëzë Alpeve Shqiptare.

Ka një gjatësi prej 37 kilometra prej burimit në majën e Radohinës e deri në Koman. Lumi i Shalës është një destinacion turistik si për të turistët e huaj dhe pushuesit vendas, ku shumica prej tyre e përshkruajnë si perlën e bukurive të Komanit e të Shqipërisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...