Babai i Ditmir Bushatit ndahet nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë, ish-ministri: Nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur babain e tij ditën e sotme. Sulejman Bushati, është ndarë nga jeta në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Vetë ish-ministri Bushati i ka dhënë lamtumirën të atit, përmes një statusi prekës në rrjetet sociale. Për ish-ministrin, kjo dhimbje nuk ka fjalë për t;u përshkruar, pasi siç shkruan edhe vetë ai, i është shuar drita udhëheqëse.

“Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenti ynë!“- shkruan Ish-ministri Bushati.

Sulejman Hamza Bushati njihej si pjesë e Bushatlinjve prej brezash të tërë, një ndër fiset më të mëdha në Shkodër. Ai ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas, i ndjeri Sulejman Bushati ka qenë edhe sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje.

Babai i ish-ministrit të punëve të jashtme ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991. Bushatlinjtë, janë një familje feudale me origjinë shqiptare që njihen në Shkodër që në shekullin e XV, për traditën e saj të sundimit e ndikimit në qytet e krahinë. Ajo ka nxjerrë udhëheqës e prinjës të popullit. Burrave të këtij fiti, populli shqiptar u ka kënduar këngë trimërie.

Nga ana e Ditmir Bushatit nuk ka ende një reagim publik në lidhje me humbjen e njeriut të tij të shtrenjtë. Nuk dihet nëse Sulejmani i ndjerë, vuante nga ndonjë sëmundje që mund t’i ketë sjellë edhe vdekjen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...