Rama: Marrëveshjen e 5 qershorit e votoj për Lulzim Bashën, jo për veten

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen se sot do të votohet marrëveshja e 5 qershorit. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se sot ai do të votojë marrëveshjen për Lulzim Bashën dhe jo për veten.

Ai tha ka folur dhe për listat e hapura jo se i do Murrizi dhe Hajdari, por sepse i duan qytetarët. Kreu i qeverisë u shpreh se PS ka bërë sondazhe dhe ka folur me bazën dhe qytetarët donin lista të hapura dhe ndaj është marrë ky vendim.

NJOFTIMI I PLOTË

Pse themi po? Jo se e thotë Murrizi dhe Hajdari, themi po se e duan shumica e qytetarëve. Nga ana tjetër mungesa e 84 votave, por sepse ne donim dhe dialog me ju dhe të thellohemi në këtë temë. Ne kuptuam që shumica do lista të hapura, pasi kemi bërë anketa dhe kemi folur me bazën tonë. Ne nuk kemi pse të themi jo dhe të rrimë tek ajo jo-ja jonë. Churchilli thotë se budalla është ai që nuk ndyshon mendim.

Tani shkojmë në Këshillin Politik, unë investohem personalisht dhe shkoj vetë për ta ngritur në nivelin më të lartë të përfaqësimit. PS ka dhënë në këtë proces dhe nuk ka marrë. Ne mund të merrnin dhe nuk mund ta merrnim kollaj bonusin për partinë e parë dhe duke u pranuar dhe kërkesa tuaja. Por ne nuk e kërkuam këtë, pasi duam që të mos përjashtoheshin ata që janë jashtë dhe të mos thyenin elektoratin e atyre që ikën. Me ligj me kushtetutë ne e kishim bërë këtë gjë dhe sot do kishim bonusin për forcën e parë.

Sot unë do e shtyp butonin për Lulzim Bashën, nuk do e shtyp butonin për veten tonë. Sot do votohet për ata që mungojnë. Ne u kemi thënë se mund të shkruanin çfarë të donin në marrëveshje. Por ata qëndruan këtu ku ishim dhe janë sërish të humbur. Ata po bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë gjithmonë dhe si u ka dalë, gjithmonë keq. Insistimi i opozitës jashtëparlamentare se këtu mbyllet gjëja dhe ju në Kuvend nuk ekzistoni. Do shikoni që pas pushimeve do vijnë ndryshe dhe do e kuptojnë që ka ndyshuar diçka. Nëse ata duan që të rrin jashtë ne nuk merremi me ta se nuk është koha që të merremi më ketë proces edukativ. Sot votohet dakordësia e 5 qershorit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...