Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, është përjashtuar për 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare, pasi i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama në parlament.
Në lidhje me këtë vendim, deputeti nuk ngurroi të shprehte indinjatën e tij ndaj kryeministrit dhe tha se “Rama ka qejf të hajë shamitë e meshkujve”.
Ai shtoi se në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021 do të shënohet pensioni i kryeministrit.
Rama ka qejf të ha shamitë e meshkujve unë nuk e di. Ka qenë përkrahës i grupit LGBT-i, për të cilët unë jam shprehur në doktrinën konservatore. Nëse ai vijon të jetë përkrahës kur është një familjar i mirë dhe ka një djalë tjetër. Unë i uroj Ramës jetë të gjatë në pensionin që do të dalë në zgjedhjet e tetorit 2021”, u shpreh Gjuzi.