Meteorologia e njohur vjen me lajme jo te mira : Ja si do te jete moti kete jave dhe si do te mbyllet muaji Shkurt

Muaji shkurt do të jetë i shoqëruar me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari edhe java që vjen do të na detyrojë të marrim çadrat me vete pasi reshjet e shiut do të jenë të pranishme në gjithë territorin e vendit.

“Një qendër e presionit të ulët është krijuar në Detin Jon duke influencuar një mot me rreshje shiu dhe stuhish në jug të vendit.

Nga fillimi i javës qendra e presionit të ulët do ti afrohet Detit Adriatik dhe Detit Jon duke shkaktuar rreshje shiu, por ato nuk do të kenë intensitetin e këtyre ditëve që po lemë pas”, thotë meteorologia.

Zonat më të prekura nga shiu do të jenë Korça dhe Vlora. E shtuna, e marta e javës që vjen dhe e enjtja do të jenë të shoqëruara me reshje në të gjithë vendin dhe me temperatura të ulëta.

Vlera më e lartë do të jetë 22-23 gradë celcius. Në mesjavë temperaturat do të ulen në 11-17 gradë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...