NË TREG PRODUKTE ME DATË SKANDENCE QË FSHIHET POR ÇUDITËRISHT AKU NUK GJEN ASNJË

Në tregjet shqiptare gjen lehtësisht produkte që data e skadencës u fshihet lehtësisht. Por prej AKU deklarohet se ende nuk kanë konstatuar raste të tilla, por kanë hasur në denoncime që nuk kanë rezultuar të vërteta.

Konsumatorët shprehen të shqetësuar për fëmijët, teksa shprehen se preferojnë tu japin ushqime me vete në shkollë.

Pavarësisht se disa produkteve u fshihet lehtësisht data e skadencës, AKU deklaron se nuk kanë verifikuar asnjë rast të tillë.

Specialistja pranë AKU, Amarilda Keli, deklaron se ka pasur denoncime por pas verifikimeve nga inspektorët, rastet nuk kanë rezultuar me shkelje.

Amarilda Keli: Ka pasur denoncime në faqen zyrtare të AKU për të tilla raste. Pas marrjes së njoftimit është inspektuar operatori i biznesit, por nuk janë evidentuar rasti.
Por pavarësisht se AKU nuk raporton për shkelje të tilla, qytetarët shprehen se nuk kanë besim te ajo çfarë tregtohet, ndaj fëmijëve u japin ushqime të përgatitur në shtëpi.

“Ia përgatisim në shtëpi”.Në VKM nr 1344 datë 10.10. 2008 për etiketimin, neni 12 i saj pika 2 shpreh qartë se të dhënat në ambalazhin e produktit duhet të jenë lehtësisht të dukshme e të kuptueshme si dhe të mos fshihen.

Por në disa produkte që tregtohen në vendin tonë, kësaj pike duket se nuk po i kushtohet shumë rëndësi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...