Teksa kishte të ftuar një pjesë të aktorëve që morën pjesë tek filmi i Ermal Mamaqit, prezantuesja Rudina Magjistari tha se kryeministri Edi Rama, që luan rolin e dajës, tha se për një moment e ktheu në hor.ror komendinë. Sipas saj, për një moment u trembën të gjithë.
Ermal Mamaqi: Një tjetër personazh që duan të përmend është edhe Kryeministri Edi Rama që është një personazh kulminant në film. Është daja im.
Rudina Magjistari: Që për një moment e kthen komedinë në hor.ror, kjo duhet thënë. Pastaj, ka një batutë. Por, u trembën të gjithë për një moment.
Mamaqi: Le të themi se ka një këndvështrim të tillë momenti i Ramës në film!
Kujtojmë se zonja Magjistari ka pasur një lidhje shtatë vjeçare kohë më parë me kryeministrin Rama, atëherë kryebashkiak i Tiranës.