Shqipëria destinacioni i rradhës që do preket nga mbipopullimi: Ja disa arsye se përse duhet të vizitoni sa më shpejt

Shqipëria është një nga ato vende që shumë turistë e harrojnë ekzistencën e saj, për shkak pasi ende nuk është promovuar aq shumë sa duhet. E vendosur në Europën Jugore, pikërisht përtej detit nga Italia, në jug të Kroacisë dhe në veri të Greqisë, e bën atë një ndër vendet më të lakmuar.

 

Para së gjithash, është një vend relativisht i qetë.

Gjatë një vere evropiane, ndihet pothuajse e pamundur të shpëtosh nga turmat, veçanërisht në bregdet. Kroacia, Italia, apo në ishujt Grekë, kudo është plot me njerëz, por Shqipëria ende jo. Në krahasim me fqinjët e saj mesdhetarë, është relativisht e pashfrytëzuar në fushën e turizmit. Por kjo situatë nuk do të jetë për një kohë të gjatë, pasi Shqipëria aktualisht është në proces të përpjekjes për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe po investon gjithnjë e më shumë para në turizëm. Kështu që ju vizitoni më mirë përpara se të mbipopullohet.

 

Plazhet me rërë të bardhë në pjesën jugore të vijës bregdetare të vendit janë një parajsë e vërtetë. Uji është i ngrohtë, i kripur, dhe tepër blu. Dhe malet ofrojnë gjithashtu një pamje marramendëse, ashtu sikurse dhe deti. Nëse jeni alpinist, do të duhet të ngjiteni në veri të vendit. Pamjet malore këtu rivalizojnë Alpet, me panorama mahnitëse dhe fshatra të lezetshëm. Ngjitja e Thethit në Valbonë është një nga ngjitjet më të njohura ditore, me bujtina të vogla në të cilat mund të qëndroni.

 

Shumë nga ushqimet që do të gjeni në restorante janë bërë nga përbërës lokalë, shpesh organikë. Do të vini re shumë ngjashmëri me ushqimin grek, megjithëse ka disa pjata tipike shqiptare që janë të domosdoshme. Qytetet dhe sidomos ato bregdetare të gjitha kanë ushqime deti tepër të freskëta. Një nga vaktet më të zakonshme në restorante këtu është peshk i pjekur në skarë me perime dhe patate, ose kallamar i pjekur në skarë me limon.

 

Populli është jashtëzakonisht miqësor. Nuk ka as fjalë për të përshkruar se sa janë mikpritës shqiptarët. Ecja nëpër dyqane do të përfundojë në mënyrë të pashmangshme në një bisedë 10-minutëshe me shitësin, dhe kamerierët dhe banakierët do të ulen me ju dhe do të flasin tërë natën. Çdo lokal dëshiron të sigurohet që udhëtarët janë duke kaluar një kohë të mirë në vendin e tyre, dhe do të bëjnë gjithçka munden për t’ju ndihmuar.

 

Në Shqipëri, mbi të gjitha do të gjeni dhe çmime mjaft ekonomike. Në krahasim me Italinë, Greqinë por madje edhe Kroacinë, Shqipëria është disa herë më e lirë. Një vakt i tërë në një restorant të bukur është nën 10 dollarë, dhe në shumicën e bareve, pijet kushtojnë rreth 1 ose 2 dollarë. Shumë njerëz në Ballkan krijojnë alkoolin e tyre të bazuar në rrush, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Quhet “rakia”, është një pije e fuqishme që vendasit e pinë si ujë.

 

Shqipëria është e vendosur në mënyrë të përsosur për kudo që po udhëtoni për në Europë. Nga Shqipëria mund të merrni një traget për në Itali, ose një autobus të shpejtë për në Greqi, Kroaci, Kosovë, apo Serbi.

 

E çfarë vallë mund të prisni më shumë për ta vizituar zemrën e Mesdheut?!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...