‘Me apo pa unazë, ky vit do më gjejë nënë’, Era Rusi gati për të qenë mami single

Për Era Rusin, nuk është e thënë të kesh patjetër një partner për t’u bërë nënë. Të paktën në kohën tonë, kjo nuk ka më rëndësi.

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth këngës së saj më të re dedikuar të prekurve nga tërmeti, Era, në fakt zbuloi edhe planet që Era ka për vitin 2020.

Në një lojë me pyetje ngacmuese, Era zbuloi se çfarë pret nga viti 2020 e një urim që ia bëri disa herë vetes gjatë intervistës është mëmësia.

Këngëtarja pranoi se ka shumë dëshirë të sjellë në jetë një fëmijë, duke theksuar se nuk do e kishte aspak problem edhe nëse do të ishte një nënë single.

“Mendoj që në 2020-ën, me unazë apo pa unazë, do doja të kisha një fëmijë… Tani kanë ecur aq shumë kohët, sa çdo femër që nuk ka një mashkull të denjë për të, mund të bëjë një fëmijë. Kështu që nuk është e thënë që të kem një unazë për të pasur një fëmijë…”, tha Era duke theksuar se nuk ka pse e privon veten nga mundësia për t’u bërë nënë meqenëse ende nuk ka një partner të denjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...