Letra që u gjet në anijen e Titanikut sot po kuriozon botën me atë që shkruhej në të

Një letër e shkruar me dorë, e gjetur në trupin e një burri që hu.mbi je.tën në in.cidentin tra.gjik të Titanikut, pritet të dalë në ankand të shtunën me një vlerë prej afro 100 mijë dollarësh.

Letra e shkruar nga pasagjeri i klasit të parë, Alexander Oskar Holverson, për nënën e tij, në bordin e Titanikut, përshkruan përshtypjet e tij për anijen, ushqimin dhe muzikën.

“Nëse gjithçka shkon mirë, do të mbërrijmë në Nju Jork të mërkurën”, shkruante ai, një ditë përpara përplasjes fatale të anijes me një ajsberg.

Holverson ishte një shitës i lindur në Minnesota, që udhëtonte i shoqëruar nga bashkëshortja Mary Alice, që i mbijetoi tra.gjedisë. Në letër ai fliste edhe për eksperiencën e tij për fërkimin me shpatull të një prej pasagjerëve më të famshëm të anijes.

“John Jacob Astor është në këtë anije”, shkruante ai për financierin amerikan, që asokohe ishte një nga njerëzit më të pasur të botës. “Duket si çdo njeri tjetër, edhe pse ka miliona. Ai ulet në kuvertë bashkë me ne”.

Letra është një nga të fundit që i mbijetuan mby.tjes dhe mban ende njollat nga zhytja e saj në Atlantik. Titaniku ishte anija më e madhe oqeanike në funksionim, kur u përplas me një ajsberg më 14 prill të vitit 1912, në Atlantik, ndërsa udhëtonte nga Southampton drejt Nju Jorkut. Më shumë se 1.500 vetë hu.mbën j.etën nga ajo fatkeqësi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...