Mu drejto me mbiemër, nuk jemi shoqe. Tabaku debat me Zv. ministren e Brendshme

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka pyetur në një lidhje telefonike të drejtpërdrejtë, zv.ministrene Brendshme Rovena Voda lidhur me shifrën e fondit të emergjencave nga qeveria.

 

Edhe pas këmbënguljeve të shumta të Tabakut për një përgjigje, Voda nuk ka dhënë një shifër përsa i përket fondit të emergjencave.

 

Tabaku: Sa është fondi i emergjencës, vendimi i qeverisë?

 

Voda: Që nga dita e parë kam qenë e instaluar këtu 24 orë në 24, por që ka një fond emergjencash ka.

 

Tabaku: Sa është fondi pra, më jepni një përgjigje.

 

Voda: Jorida më vjen keq, ngelëm duke i bërë thirrje opozitës të na ndihmojë të na bashkohet të ulet në tryezë për dialog. Nuk kam një shifër.

Nëpërmjet një lidhje telefonike ne studion e “Top Talk” Tabaku i ka bëri thirrje Vodës të mos shpenzojnë shumë kohë në televizion por të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë.

 

“Shpenzoni sa më pak kohë në televizion. Për të bërë poltikë kemi plot ditë. Bëni diçka kopjoni nga opozita”, tha Tabaku.

 

“Më vjen keq Jorida por politkën po e bën ti”, i përgjigjet Voda.

 

“Nuk njihemi. nuk jemi shoqe mu drejto me mbiemer zonja Voda”, tha mes të tjerash Tabaku./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...