Jep dorëheqjen kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka dhënë dorëheqjen, pas deklaratës të dhënë dje “live” në Top Channel.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë ditën e djeshme për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën, Sako është shprehur që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi

1000 mijë viktima.
Sako ka dhënë lajmin për largimin e saj duke u shprehur se ishte tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit që ajo bëri ditën e djeshme.

Ajo falenderon të gjithë për besimin dhe ju kërkon mirëkuptimin të gjithëve.
Reagimi i plotë në “Facebook”:

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve.”
Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...