VOLTANA ADEMI ÇDO DITË “SHOW TELEVIZIV”, KANALET KULLUESE PUSHTOHEN NGA UJËRAT E ZEZA

Inauguron rrugë e kanale çdo ditë por normalisht çdo gjë mbetet në kuadrin e një show mediatik të Voltana Ademit.

 

Ajo çka shihet në realitet ndryshe nga ajo çfarë Voltana pasqyron në inaugurimet e restaurimeve të ndryshme nëpër Shkodër e rrethina është totalisht një pamje tjetër. Kryebashkiakja e cila prej disa kohësh duhej të kishte hapur krahun dhe të lironte këtë post në prononcimet e saja del dhe flet për një punë të mirë realizuar sa I përket edhe pastrimeve të kanaleve në bashkinë e Shkodrës por a janë këto punime të bëra ashtu siç reklamohen nëpër lajmet që vetë bashkia publikon??? Jo.

E vërteta paraqitet shumë ndryshe pasi në një nga zonat më të njohura të qytetit në Livade në lagjen Kiras ajo e cila banorët përballen për ditë janë kanalet kulluese të cilat jo vetëm që kulluese nuk janë pasi me shiun e rënë ato kanë kaluar jo pak nivelin normal por ujërat në këto kanale janë ujëra të zeza gjë e cila ka sjellë një aromë shumë të keqe për banorët e zonës. Ata në denoncimin e tyre me anë të videove të dërguara për të paraqitur situatën shqetësuese na tregojnë që ndihen edhe të rrezikuar për shumë arsye.

 

1. Mjafton që të nisin reshjet e shiut dhe uji zapton thuajse çdo gjë që I del para.

2. Ujërat e zeza që qarkullojnë në këto kanale kulluese në jo shumë kohë do të kthehen në burim epidemie për banorët.

3. Nga ndonjë pakujdesi sado e vogël në këto “kanale kulluese” mund të bjerë ndonjë njeri dhe të mbytet pasi niveli është relativisht I lartë e larg qoftë që në këtë rast të jetë një I mitur.

Jemi me 21 nëntor 2019 ku qytetarët kanë një bashki por jo një kryetar/e edhe pse këtë post e mbanë akoma Voltana Ademi së cilës mandati i ka mbaruar prej kohësh.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...