Rrëfimi rrëqethës i gazetarit të “Le Iene”: Kur takuam Alvinin, fëmijë me sy të trishtë na ndiqnin nga prapa

Të tjera detaje janë zbuluar për Alvinin e vogël i cili shpëtoi shëndoshë e mirë dhe tani ndodhet pranë familjes në Itali. Gazetari shqiptar “Le Iene”, Taulant Kopliku ka rrëfyer kushtet e tmerrshme në të cilën jetonin fëmijët në kampin Al-Hol.

 

Ai rrëfen sesi fëmijë të uritur dhe të trishte i ndiqnin nga prapa, dhe se si biskotat që i kishin marrë për Alvinin ua shpërndanë edhe fëmijëve të tjerë.

 

“Ishte një kamp i madh, i rrethuar me tel me gjemba. Ai nuk është thjesht një kamp refugjatësh. Ne pamë edhe një kamp refugjatësh aty afër të refugjatëve s.ir.ianë apo të komunitetit të azilit që hynin dhe dilnin në kampin e tyre. Ndërkohë që ky kamp është i mbyllur, nuk mund të dalë jashtë asnjë person.

 

Është një kamp gjysmë burg. Në këtë kamp nuk ndodhen burra. Ka disa persona meshkuj që hyjnë dhe dalin për të bërë disa tregti, janë disa tregje ku më fatlumët mund të ushqehen me këto ushqime që vijnë nga jashtë. Kjo është njëra pjesë, pjesa tjetër është higjiena, mbetesh pa fjalë.

 

 

Ka mungesa totale të higjienës. Në ushqime kishte mangësi të mëdha. Mjafton t’ju them momente të dhimbshme kur fëmijë të uritur na vinin prapa për të marrë.Nne kishim marrë me vete disa qese me çokollata dhe biskota për Alvinin, por u detyruam t’i shpërndanim tek fëmijët që na shihnin me sy të trishtë”, tha ai për për Ora News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...