Elhaida Dani realizoi ëndrrën e fëmijërisë dhe…

Prej disa kohësh, Elhaida Dani është duke zhvilluar turneun e muzikalit “Notre-Dame de Paris”, ku ajo interpreton Esmeraldën.

 

Kjo është një arritje e madhe për Elhaidën, e cila po i ngjit shkallët e suksesit me hapa të shpejtë. Në një intervistë në fund të muajit të kaluar, ajo u shpreh e emocionuar që për pak ditë do të interpretonte në Arenën e Veronës, që për të ka qenë një ëndërr fëmijërie. Epo, Elhaida e ka realizuar këtë ëndërr me shumë sukses duke na bërë krenarë për të disatën herë.

 

“Që e vogël ëndërroja të këndoja në ‘Arena di Verona’, një artist e di mirë çfarë do të thotë… Unë mezi po pres ta prek këtë skenë për herë të parë. Madje, do të jetë dhe hera e parë që familja ime do të vijë të më shoh të performoj Esmeraldën dhe kjo e bën këtë gjë akoma më speciale’, -është shprehur Elhaida.

 

Më në fund, ajo e ka prekur skenën e madhe të ‘Arena di Verona’ dhe nuk mund të ishte ndryshe përveçse një ëndërr. Elhaida ka ndarë disa foto në Instagram, në një prej të cilave shkruan:

“A ndodhi vërtetë? Një ëndërr!”

Ne i urojmë shumë suksese Elhaidës!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...