Rama i jep duart Valdrin Pjetrit, mbetet jashtë PS!

Pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet për arrestimin, dënimin dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit, edhe Edi Rama ka vendosur që ti japë duart.

Me një reagim në Twitter, Rama e ka përjashtuar Pjetrin nga PS-ja, duke u shprehur se deri sa e vërteta të dalë në shesh, rrugët janë të ndara.

Reagimi i Edi Ramës të kujton reagimet e mëparshme të tij, për çdo të akuzuar nga opozita për lidhje me krimin e kur këto akuza dilnin me krime, Rama shprehej i habitur si e kishin gënjyer

Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:

‘Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS!’

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...