Nuk e dini por është reale: Ja ku ndodhet në Shqipëri… vendi që po çmend Instagramin për foto!

Më shumë se pesë milionë njerëz janë fiksuar me vendin më piktorest të momentit në Instagram.

Fushat me livando janë kthyer në një atraksion turistik për të gjithë blogerët ose njerëzit e zakonshëm që thjesht kanë pasion fotografinë. Më të famshme janë fushat Blues DreamLand në Kinë, Mayfield në Angli dhe Provence në Francë.

Në këtë të fundit, dizajneri francez Simon Porte Jacquemus prezantoi koleksionin Pranverë 2020. E vendosur në jug të Francës, në kufi me Italinë dhe Detin Mesdhe, pasi u prezantua sfilata, Provence u kthye në një ndër vendet e preferuara për sete fotografike, për shkak të peizazheve të Alpeve Jugore, vreshtave, ullishteve, pyjeve me pisha dhe sigurisht, më e rëndësishmja, fushat e livandos.

Tani ndalemi te titulli: Në Shqipëri, fushat më piktoreske me livando ndodhen në Malësinë e Madhe, në Koplik. Nëse ju rastis të kaloni aty rrotull, mos lini pa vizituar zonën e Razmës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...