Të gjithë e keni dëgjuar hitin e famshëm të viteve ’90, “Si banania”, të Dashnor Dikos, këngë e cila dëgjohet edhe në ditët e sotme. Refreni i saj i ka mbetur në mendje të gjithëve, mirëpo Dashnor Diko sapo na i shkatërroi kujtimet me rrëfimin se ku është frymëzuar për këtë këngë.
Megjithëse të gjithë mendonim se pas këngës mund të fshihej një histori flirti me ndonjë vajzë joshëse bjonde, i ftuar tek emisioni “Treshat” mbrëmjen e sotme, këngëtari ka treguar një histori krejt tjetër.
Dashnori ka rrëfyer se tekstshkruesi i këngës, Alqi Boshnjaku, e ka shkruar këngën e famshme gjatë një udhëtimi. Rrugës, ai kishte me vete një qese me banane, nga të cilat u frymëzua për të bërë këngën “Banania”. Epo mesa duket, të gjithë e keni menduar gabim historinë e “Bananes”.